Dy oficere burgu kanë pranuar se kanë pasur marrëdh*nie me dy vëllezër të burgosur për drejtimin e një operacioni dr*ge me vlerë disa milionë paund. Jai Gascoyne, 25 vjeçe, dhe Elle Walton, 27 vjeçe, i zhvilluan këto marr*dhënie gjatë kohës që punonin në burgun Buckley Hall të Britanisë. Të dyja u paraqitën së bashku në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Mbretërore të Manchester.
Gascoyne, në Greater Manchester, pranoi fajësinë për dy akuza të shpërdorimit të detyrës publike, pasi kishte një marr*dhënie me të burgosurin Dil Nawaz, 30 vjeç. Ajo gjithashtu komunikonte me telefon me një tjetër të burgosur, Michael Haigh.
Ndërkohë, Walton, nga Bacup në Lancashire, pranoi fajësinë për shpërdorim të detyrës publike pasi kishte një marr*dhënie me Haq Nawaz, 32 vjeç. Në gjykatë nuk u dhanë detaje të mëtejshme mbi natyrën e këtyre marr*dhënieve.
Vëllezërit Dil Nawaz dhe Haq Nawaz, të cilët morën pjesë në seancë përmes lidhjes video, akuzohen se kanë hyrë në këto marr*dhënie dhe se kanë nxitur ose ndihmuar në kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës publike. Ata pritet të paraqiten në gjyq më 7 korrik dhe pritet që më vonë të pranojnë fajësinë.
Sipas akuzës, të gjitha veprat e dyshuara kanë ndodhur në periudhën nga janari 2024 deri në prill 2024. Të katër të pandehurit pritet të dënohen më 7 gusht. Jai Gascoyne dhe Elle Walton u lanë të lira me kusht, ndërsa vëllezërit Dil Nawaz dhe Haq Nawaz mbeten në paraburgim. Gjatë seancës, gjyqtarja Judge Johnston tha se dëshironte të kërkonte raporte paraprake për dënimin. Megjithatë, ajo paralajmëroi dy ish-oficeret e burgut se lirimi me kusht nuk ishte tregues i dënimit që do të merrnin dhe se “të gjitha opsionet mbeten të hapura”.
Haq Nawaz u dënua me 13 vjet e 10 muaj burg, ndërsa Dil Nawaz me 12 vjet burg në shtator 2023, pasi u shpallën fajtorë për drejtimin e një grupi të organizuar kr*minal së bashku me vëllain tjetër, Asim Nawaz. Besohet se grupi shpërndau dr*gë të llojit kocainë dhe heroinë me vlerë nga 2.15 deri në 3.1 milionë paund gjatë një periudhe 12-mujore.
