Sh*rr me gr*shte dhe sende të forta mes një grupi personash në mes të qytetit, policia shoqëron në komisariat disa qytetarë (Video)

Një konflikt është regjistruar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali”, në lagjen Lef Sallata në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, disa persona janë përfshirë në një përpIasje me njëri-tjetrin, duke goditur njëri-tjetrin me grushte, dhe duke suImuar një makinë të parkuar me sende të forta.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfIiktit.

Personat e përfshirë janë shoqëruar në komisariat, ku po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Situata tashmë është qetësuar, ndërsa policia vijon veprimet procedurale dhe hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në konfIikt.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top